Njëri voziti shumë shpejt dhe tjetri me telefon, Policia e Ferizajt ndëshkon dy shoferë

Dy shoferë në Ferizaj janë ndëshkuar për kundërvajtje të rëndë në trafik.

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se më 15.11.2025 rreth orës 16:25 në fshatin Sazli, Z.N 31-vjeçar po drejtonte veturën Peugeot (Pezho) 308 me targa vendore. Ai u kap duke lëzivuar në zonën me shpejtësi të lejuar maksimale 50 kilometra në orë me 119 km/h.

300 euro gjobë, 3 pikë negative dhe masa e ndalimit të drejtimit të automjetit për 3 muaj iu shqiptuan atij.

Në rastin tjetër, në rrugën “Driton Islami” më 16.11.2025 rreth orës 16:05 u ndalua V.J 40 vjeç i cili po përdorte celularin gjatë ngasjes së automjetit.

Policia njofton se pas verifikimit rezultoi se është hera e tretë e kësaj kundërvajtjeje dhe atij iu shqiptua gjobë 500 euro, 3 pikë negative dhe masa e ndalimit të drejtimit të automjetit për 6 muaj.

“Policia Rajonale në Ferizaj u bën thirrje të gjithë shoferëve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe të mos përdorin telefonin gjatë ngasjes, pasi këto veprime paraqesin rrezik serioz për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik”- thuhet tutje në njoftimin e Policisë.