Rrethojat e një burgu - Foto: REL/Shutterstock
Dy persona arratisen nga burgu në Lipjan, por kapen pak kohë më vonë nga Policia
04.6.2026 - 10:39
Dy persona të privuar nga liria janë arratisur nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan.
Por pak kohë më vonë ata janë kapur dhe arrestuar nga Polica e Kosovës.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës (03.06.2026), kur zyrtarët korrektues kanë njoftuar Policinë se dy persona kishin ikur nga qendra.
Ndërsa, si rezultat i një operacioni, njoftohet se të dy të dyshuarit janë lokaliziuar dhe arrestuar ku më pas janë kthyer në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan.