(Arkiv) - Foto: KALLXO.com

Ngricat dhe bora në rrugë, dy kamionë bllokohen afër Lluzhanit

Dy kamionë janë bllokuar në rrugë për shkak të ngricave dhe borës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë në segmentin në fshatin Lluzhan.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Hoxha ka bërë të ditur se rruga është liruar për qarkullim pas disa minutave të bllokimit të kamionëve por që ende mbetet e rrëshqitshme.

Zyrtari i Policisë u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitës dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike.

Në redaksinë e KALLXO.com disa drejtues të automjeteve kanë raportuar për vështirësi në qarkullim në rrugën Podujevë-Prishtinë për shkak të borës dhe ngricave.