Nesër dalin para gjykatës Naim Murseli dhe dy të tjerët për rastin e vrasjes së Liridona Murselit

Naim Murseli, K.K dhe G.P nesër do të dalin para gjykatës në lidhje me rastin e vrasjes së Liridona Murselit.

Nesër do mbahet seanca dëgjimore për tre të dyshuarit, ku pritet që të vendoset për kërkesën e prokurorisë.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës së Prishtinës.

KALLXO.com ka provuar të kontaktoj edhe me prokurorinë lidhur me kërkesën për caktim të masës së paraburgimit por që deri në publikimin e këtij lajmi, redaksia jonë nuk ka pranuar përgjigje.

KALLXO.com kishte raportuar detajet të reja në lidhje me arrestimin e Naim Murselit dhe një personi tjetër, që dyshohen për vrasjen e Liridona Murselit që ndodhi orët e vona të së mërkurës.

Gruaja e Naim Mueselit dyshohet se u vra gjatë një tentim grabitje siç kishte pretenduar Murseli.

KALLXO.com ka raportuar se në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit është arrestuar bashkëshorti i saj Naim Murseli, i cili dyshohet se ka porositur vrasjen e saj si dhe i dyshuari G. P., që dyshohet se është dorasi. Lidhur me këtë rast është arrestuar edhe një person me inicialet K.K, i cili del të jetë edhe anëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Liridona Murslei dyshohet se u vra gjatë një tentim grabitje siç kishte pretenduar Naim Murseli. Por gjatë ditës së sotme vetë Murseli dhe një person tjetër janë arrestuar si të dyshuar për këtë ngjarje të rëndë.

Burime të KALLXO.com kanë treguar se i dyshuari që kreu vrasjen ka deklaruar në Polici se ishte paguar 30 mijë euro nga Murseli për të kryer aktin e vrasjes.

Policia e Kosovës pak më parë ka njoftuar se pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin.

Konfiskohet vetura dhe arma që dyshohet se përdorën në vrasjen e Liridona Murselit