I dyshuari i tretë i arrestuar në rastin e Liridona Murselit është pjesëtar i FSK-së

I dyshuari me inicialet K. K. i arrestuari i tretë për vrasjen e Liridona Murselit është pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com edhe zyra për informim e FSK-së.

“E konfirmojmë se personi i arrestuar është pjesëtar i FSK-së. Ai është duke u marrë në pyetje nga organet e drejtësisë”- thuhet në përgjigjen e tyre.

Pas  marrjes së vendimeve zyrtare të institucioneve kompetente, FSK do të veprojë bazuar në ligjet dhe rregulloret e saj.

K. K., pretendohet se është person i afërt e familjar i Naim Murselit burrit të Liridona Murselit që po dyshohet se pagoi vrasjen e gruas së tij.

Burime të KALLXO.com kanë treguar se shuma që u dha për vrasjen e Liridona Murselit pretendohet të jetë 30 mijë euro.

Kështu të paktën ka deklaruar njëri nga të arrestuarit që dyshohet se kreu aktin e vrasjes.

KALLXO.com ka biseduar edhe me avokatin e K. K. Ahmet Gjinovcin e që tha se klienti i tij mohoi përfshirjen në rast para hetuesve të krimeve të rënda.

Sipas avokatit, K. K., deklaroi se i njeh të dy të arrestuarit por nuk mori pjesë në rast.

Përfundon intervistimi i të dyshuarit të tretë për vrasjen e Liridona Murselit, mohon të jetë i përshirë në rast