Konfiskohet vetura dhe arma që dyshohet se u përdorën në vrasjen e Liridona Murselit

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se janë të përfshirë në vrasjen e Liridona Murselit të mërkurën mbrëma në Prishtinë.

Policia e Kosovës konfirmoi dje se njëri nga të dyshuarit për rastin është vetë bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli.

Njëri nga të arrestuarit deklaroi në polici se ishte pikërisht bashkëshorti i Liridona Murselit ai i cili kishte dhënë para që të kryhej vrasja.

Ndërkohë, sot në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës njoftoi se janë konfirmuara vetura dhe arma që dyshohet se janë përdorur në vrasjen e Liridona Musliut.

“Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur rast. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftim.

Arrestohet Naim Murseli, dyshohet në rastin e vrasjes së gruas së tij