Një armë "Kallashnikov" - Foto: Ilustrim

Në ndejën ku u arrestua polici për gjuajtje me armë u konfiskua fishekë të kallashnikovit

Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në një aheng në fshatin Hajkobillë në Prishtinë më 11 qershor.

Sipas policisë, njësiti policor ka dal në vendin e ngjarjes me ç ‘rast ka hasur në 15 persona ndërsa ka bastisur edhe një shtëpi ku janë gjetur 126 fishekë dhe armë.

“Lidhur me rastin janë njoftuar edhe prokuroria dhe IPK. Me urdhër të GjPP-së, është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar me ç ‘rast janë gjetur dhe konfiskuar 126-fishekë të armës AK-47”, thuhet në raport.

I dyshuari sipas policisë është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar.

Suspendohet polici që dyshohet se shtiu me armë zjarri në një aheng

14/06/2022 – Është ndryshuar titulli i artikullit. Fillimisht është shkruar që është konfiskuar arma AK-47 dhe fishekë të saj por më pas konsultimit me raportin policor, titulli i artikullit është ndryshuar dhe është treguar që janë konfiskuar vetëm fishekë të armës AK-47.