Mitrovicë, arrestohen dy të dyshuar, sulmuan me armë tre persona tjerë

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Bare të Mitrovicës pasi të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar tre qytetarë.

Sipas viktimave, dje dy të dyshuarit kanë shtënë më armë zjarri në drejtim të tyre. Ata kanë pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një fishek dhe një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa vepra nga policia është cilësuar si, ‘vrasje në tentative’.