Ministria e Mbrojtjes të enjten pranon donacion të automjeteve nga Republika Federale e Gjermanisë për FSK-në

Në kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, “Adem Jashari”, në Prishtinë, të enjten,  Ministria e Mbrojtjes (MM) përmes një ceremonie do bëjë pranim-dorëzimin e donacionit të automjeteve nga Republika Federale e Gjermanisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Përmes një komunikate për media MM thekson se në këtë ceremoni do të marrin pjesë: ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,  komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Derisa, në kazermën e FSK-së “Lidhja e Prizrenit”, në Prizren, do të mbahet ceremonia tjeter e diplomimit të deminierëve të kursit të parë me kontingjentin ukrainas.

“Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, përfaqësues të EUCOM-it, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë”- bënë të ditur Ministria e Mbrojtjes.