Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Katër automjete me targa franceze sekuestrohen në një auto-sallon në Ferizaj, kërkoheshin nga INTERPOL-i
24.4.2024 - 10:51
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur të lokalizojnë dhe sekuestrojnë katër automjete me targa franceze, të cilat ishin në një auto-sallon.
Rasti është regjistruar në Ferizaj.
Automjetet ishin në kërkim nga organizata më e madhe ndërkombëtare e policisë, INTERPOL që nga 30.06.2023.
Rasti është duke u hetuar, thekson Policia.