Foto: RFE/REL

Mbyllet para kohe afati për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpive

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka njoftuar se ka mbyllur para kohe afatin për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpive.

Sipas njoftimit, në vetëm 13 ditë ky Fond ka pranuar mbi 2 mijë aplikimie, të cilat kanë përmbushur afatin e paraparë për projektin “Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit”.

“Nga sot, aplikimi në platformën e-Kosova është mbyllur ndërsa FKEE është në proces të shqyrtimit te aplikimeve te pranuara.Për të gjithë ju që keni aplikuar deri më tani, përgjigjet do t’i pranoni në e-mail adresën me të cilën jeni regjistruar në e-Kosova.FKEE së shpejti do të ju informojë për thirrje të reja” – thuhet në njoftim.

Thirrja ishte hapur me datën 8 gusht 2023, për subvencionim të termoizolimit të mureve të jashtme, termoizolimit të kulmeve, si dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme për 45% të vlerës së investimit, deri në 5,500 euro.

Që nga nesër qytetarët e Kosovës mund të aplikojnë për subvencionimin e izolimit të shtëpive