Mbushe 55 vjet nga vdekja e Fan Nolit

Sot mbushen 55 nga vdekja e Fan Stilian Nolit, shkrimtar, politikan, publicist e muzicient.

Noli njihet si njëri prej përkthyesve më të veçantë të letërsisë shqipe, historian dhe njeri prej kontribuuesve kryesor në themelimin e Kishës Ortodokse Shqipe.

Noli u lind më 6 janar 1882 me emrin Theofanes Stylianos Mavromatis në fshatin shqiptar të Ibriktepe, në Trakinë Lindore, jo shumë larg nga  Edreneja në Turqinë e sotme.

Punoi në shumë profesioni në ish- Perandorinë Osmane, Egjipt, Greqi e SHBA.

Mori pjesë aktive në zhvillimeve politike shqiptare deri në fund të vitet të 20-ta të shekullit të kaluar. Udhëhoqi Revolucionin e Qershorit të viti 1924, kundër Ahmet Zogut dhe për pak muaji ishte edhe kryeministër i Shqipërisë.

Pas dështimit të Revolucionit u larua nga jeta politike dhe jetoi në SHBA deri në vdekje, më 13 mars 1965.

Ishte pjesë e aktiviteteve dhe jetës kulturore të shqiptare në Amerikë. Ka botuar përmbledhjen me poezi, “Albumi”, dramën “Izralit dhe Filisti”,  “Historia e Skënderbeut”, “Autobiografia”, “Bethoveni dhe Revolucioni Francez”.