Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dy akademitë shqiptare do të takohen në Prishtinë për konferencë shkencore

Nesër do të nisë në Prishtinë konferenca shkencore dyditore “Studimet për shqiptarët në Britaninë e Madhe dhe në vendet e Evropës Veriore”.

Kjo konferencë organizohet nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe do mbahet në lokalet e ASHAK në Prishtinë.

Në konferencë pritet të marrin pjesë studiuesit më eminent të shkencave albanologjike.

Konferenca pritet të sjellë risi shkencore lidhur me studimet dhe kontributin që kanë dhënë studiuesit britanikë, por edhe të disa vendeve euroveriore për gjuhën, historinë e trashëgiminë kulturore të shqipe.

Konferenca mbyllet të premten, më 27 tetor 2023.