Muzeu i Alfabetit- Manastir. Foto: Facebook.

115 vjet nga 'Kongresi i Alfabetit në Manastir’

115 vjet më parë në Manastir, kryeqytetin e Vilajetit të Manastirit – Prandoria Osmane, sot Maqedonia e Veriut nisi Kongresi i Alfabetit, i cili u mblodh për të caktuar një alfabet për përdorim për shkrimin në gjuhën shqipe.

Kongresi u mbajt nga 14 deri më 22 nëntor 1908 në selinë e klubit “Bashkimi” në Manastir, me pjesëmarrjen e personaliteteve të njohura shqiptare të kohës nga të gjitha trevat Shqipërisë si dhe nga diaspora shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë e vende tw tjera.

shënimin e këtij përvjetori të rëndësishme në Shkup ka nisur manifestimin tradicionale  “Ditët e Alfabetit” që organizohet nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

Gjatë ditëve sa do të zgjas ky aktivitete janë planifikuara një sërë aktivitetesh, me përfshirjen edhe të institucioneve shkencore e kulturore nga Kosova dhe Shqipëria.

Punimet e Kongresit të Alfabetit kishin zgjatur deri më 22 nëntor 1908 dhe kishin marrw pjesë 32 delegatë me të drejtë vote, që përfaqësonin 26 qytete e shoqëri të ndryshme shqiptare brenda 4 Vilajeteve të banuara me shqiptarë dhe jashtë atdheut, si dhe 18 delegatë të tjerë si pjesëmarrës pa të drejtë vote.

Në fund, Kuvendi i Kongresit të Alfabeti vendosi që gjuha shqipe të shkruhet me shkronja latine, por miratoi për përdorim 2 alfabete; të Shoqërisë së Stambolli dhe Shoqërisë “Bashkimit nga Shkodra”, e që me kalimin e kohës, alfabeti i “Bashkimit’ për shkak të rrethanave të kohës dhe shtypjes lehtë pati një përdorim më të gjerë dhe e për pak vite mbeti alfabeti i vetmi alfabet i gjuhës shqipe.