Dyshohet se raportoi rrejshëm se u dhunua nga një burrë në Malishevë, arrestohet i dyshuari

Në raportin 24-orësh të datës 17.03.2024, Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë nga Malisheva ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga një person. I dyshuari dhe viktima dyshohet se janë me probleme psikike.

Lidhur me rastin, në një njoftim të dytë zyrtar Policia ka thënë se pas raportimit që bëri viktima më datën 16.03.2024 në stacionin policor në Malishevë, me vendim të prokurorit është dërguar për ekzaminim mjekësor.

Policia tha se lidhur me rastin, hetuesit policorë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, menjëherë kanë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, pas të cilave ka rezultuar se rasti i raportuar si dhunim nuk kishte qenë i vërtetë.

I dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Policia ka thënë se rasti është rikualifikuar në “lajmërim apo kallëzim i rremë”.

Po ashu është thënë se është intervistuar i dyshuari dhe ka pranuar se e tëra ajo që kishte raportuar lidhur me dhunimin ka qenë e pavërtetë.

Një burrë raporton se u dhunua nga një person, Policia thotë se të dytë dyshohet se kanë probleme psikike