Foto: Pixabay
Lëndohet një person në Prishtinë, dyshohet se ra nga objekti ku ishte duke punuar
23.6.2025 - 22:21
Një person dyshohet se ka rënë nga një lartësi, deri sa ka qenë duke punuar në lagjën ‘Prishtinë e Re’ në kryeqytet.
I njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot në stacionin policor Jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës. Rasti ka ndodhë në lagjen ‘Prishtina e Re’, ku një person, mashkull, ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”- ka thënë Ahmeti.