Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Foto: ZKM
Kurti: Të gjithë policët e ndaluar në Serbi janë liruar, përveç zëvendësdrejtorit Jankoviq
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb, Dejan Jankoviq, vazhdon të mbahet në burg në Serbi, ndërkohë që katër policët e tjerë të ndaluar në Serbi tashmë janë liruar.
Kështu ka njoftuar ai gjatë mbledhjes së ekzekutivit kosovar.
“Nga informacionet e fundit të gjithë policët tashmë janë liruar përveç drejtorit Jankoviq” – ka deklaruar kryeministri Kurti.
“ Zëvendësdrejtori vazhdon të mbahet në burg në Serbi. Në mes të qershorit tre policë u patën rrëmbyer në Serbi dhe u patën mbajtur për shumë ditë në burg. Rrëmbimi është bërë nga shërbimi ‘Kobra’” – ka thënë ai.
Të mërkurën, më 17.04.2024, në Serbi u ndaluan për shumë orë edhe qytetarë të tjerë të Kosovës të cilët ishin duke udhëtuar me autobusë.
MPB dënon ndalimin nga autoritetet serbe të zv.drejtorit të Policisë së Kosovës dhe të disa policëve