Kryetari i Gjykatës së Prizrenit flet për sfidat e sukseset e vitit 2019

Ymer Hoxha në konferencën e tij të fundit si kryetar, paraqiti punën vjetore të Gjykatës për vitin 2019.

Hoxha  është kryetar i  Gjykatës së Prizrenit që nga viti 2006 dhe në muajin korrik të vitit 2020 arrin moshën e pensionimit.

Sipas Hoxhës, sfidë për Gjykatën e Prizrenit mbetet mungesa e gjyqtarëve shtesë, kjo për shkak të lëvizjes së gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit dhe për shkak të pensionimit të gjyqtarëve.

Ndërsa edhe rritja e numrin të bashkëpunëtorëve profesional për gjyqtarët dhe rritja e stafit mbështetës dhe administrativ janë të domosdoshme të Gjykata të shton punën e saj.

Njëjtë sikurse vitin e shkuar Kryetari i Gjykatës Ymer Hoxha kishte vërejtje për mungesën e vullnetit nga ana e Komunës së Prizrenit që Gjykatës ti sigurohet një hapësirë dhe vend konkret për ndërtimin e objekti tët ri të Gjykatës.

Kryetari Hoxha tha se kjo Gjykatë ka tash e disa vite një buxhet të ndarë për ndërtimin e objektit të ri, mirëpo sipas tij Komuna e Prizrenit  dhe kryetari Haskuka nuk kanë treguar gatishmërinë e duhur për ti siguruar Gjykatës një hapësirë konkrete.

E nëse brenda një periudhe të shpejtë nuk arrihet që të sigurohet një lokacion për ndërtimin e objektit ët ri të Gjykatës, kryetari Hoxha tha se shuamë  destinuar për objektin e Gjykatës rrezikohet që këto para të tërhiqen dhe të destinohen për investime tjera.

“ Besoj që kryetari i Komunës e ka interesin që objekti i ri Gjykatës të ndërtohej, pasiqë edhe për të do të mbetej në histori dhe do të ishte një punë e suksesshme e tij që në kohën e qeverisjes së tij u ndërtua objekti i ri i Gjykatës së Prizrenit “ përfundoi Ymer Hoxha.

Ymer Hoxha falënderoi Organizatat që në baza ditore monitorojnë punën e Gjykatës, “ Puna dhe raportimi i monitoruesve nga organizatat na ka ndihmuar shumë që ti evitojmë gabimet dhe shkeljet tjera që ndodhin gjatë punës” tha Hoxha.

Sipas statistikave Gjykata e Prizrenit në Departamentin e Krimeve të Rënda ka përfunduar 109 Lëndë, ndërsa kanë mbetur në punë edhe 102 lëndë tjera, e nga Janari deri në Nëntor të vitit 2019 janë pranuar 104 lëndë.

Departamenti Civil është më i ngarkuar sa i përket lëndëve duke pasur gjithsej 4147 lëndë në punë gjatë vitit 2019, e duke i kryer 1483 apo 74 % të lëndëve.

Muaj më parë në një analizë të publikuar nga BIRN u ngrit shqetësimi se si Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial, në tri vitet e fundi i janë ndarë gati 18 milionë euro më pak sesa kanë kërkuar.

Pse politika e kontrollon gjyqësorin duke përdorur policinë e buxhetin