Kryetari i Deçanit tregon për gjendjen në këtë komunë pas reshjeve të mëdha të shiut

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka japur detaje për gjendjen në këtë komunë, pas reshjeve të mëdha të shiut.

Ramosaj ka bërë të ditur se një pjesë e territirut të Deçanit është përfshirë nga vërshimet, sidomos fshatrat Prilep, Baballoq, penda e lumbardhit afër restorant ‘Lumbardhi’ dhe disa pjesë të tjera të Komunës.

“Duke e parë gjendjen në teren, menjëherë është mobilizuar Njësiti Emergjent, sektori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Zjarrfikësit, Ndërmarrja Higjiena, Kompanitë Lika dhe Infra Plus si dhe faktor të tjerë”, ka njoftuar Ramosaj.