Albin Kurti

Kryeministri Kurti takohet me ambasadorët e QUINT

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një takim me ambasadorët e QUINT-it.

Këtë është konfirmuar për KALXLO.com zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Ka qenë takim me ambasadorët e akredituar në Kosovë” – ka thënë ai.

E kjo u konfirmuar edhe nga Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili tha se janë vonuar për gjysmë ore në raportimin e kryeministrit në seancën e sotme plenare për shkak të kësaj vizite.

“Në këto momente kryeministri u vizitua nga ambasadorët e QUINT dhe shteteve të tjera të Bashkimit Evropian” – tha ai.

Njoftimi i Kurtit për të raportuar në Kuvend vjen pas kërkesave të partive opozitare PDK, LDK dhe AKK, të cilët kërkuan që kryeministri të raportojë sot për situatën e krijuar në vend.

Policia e Kosovës ka konfirmuar të mërkurën se tre zyrtarë policorë kufitarë patrullues janë siç thonë ata kidnapuar nga forcat serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot tha se organet e sigurisë kanë rritur nivelin e gatishmërisë, pas rrëmbimit të tre zyrtarëve policor dje në kufirin Kosovë-Serbi, në Leposaviq.

Kurti, pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë tha se janë rritur kontrollet gjithashtu në pikë-kalimet kufitare me Serbinë.

Ai ka thënë se rasti i kidnapimit të tre policëve të Policisë së Kosovës dhe arrestimit të Millun Millenkoviq i njohur si Llune, nuk mund të krahasohen.

Millun Millenkoviq i njohur si Llune u arrestua të martën nga zyrtarët e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës në sheshin ‘Car Llazar’ në Mitrovicën e Veriut.