Punimet në lumin Lepenc (prill 2022)
Komuna e Hanit të Elezit me projekt të monitorimit të ndotjes së lumit Lepenc
Komuna e Hanit të Elezit ka nënshkruar marrëveshje për projektin që ka për qëllim monitorimin e ndotjes së lumit Lepenc, me vlerë mbi 700 mijë euro, financuar edhe nga Bashkimi Europian.
Projekti i titulluar “Një sistem inteligjent për zbulimin e hershëm të përmbytjeve dhe monitorimin e mbetjeve në pellgun e lumit Lepenc) ku vlera e tij arrin shumën prej 728,446.00 euro, ku nga ky total rreth 620,000.00 euro do të financohet BE-ja.
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi ka thënë për KALLXO.com, se ky projekt është shumë i rëndësishëm për banorët e komunës dhe “është një hap përpara të zhvillimit të vendit.”
“Besoj që nga muaji mars do fillojnë punimet dhe ky projekt është 2-vjeçar, ky projekt është financim nga IPA fondet dhe do të ketë një rendësi shumë të madhe në zhvillimin e komunës”- tha ai.
Kurse, drejtoreshën e Zhvillimit Ekonomik në këtë komunë, Majlinda Kaloshi theksoi për KALLXO.com, se projekti ka për qëllim monitorimin e ndotjes në lumin Lepenc.
“Projekti do të përfshij zhvillime të sistemeve që kanë të bëjnë me: Monitorimin e ndotjes në lumin Lepenc, monitorimin dhe menaxhimin e grumbullimit të mbeturinave të cilët do të ndërlidhen me senzorë të ndryshëm që do të vendosen pranë lumit. Këto të dhëna do të jenë në kohe-reale dhe do të integrohen në një platformë të vetme tek një stacion monitorimi”- tha ajo.
Sipas drejtoreshës, gjithashtu në projekt janë të përfshira edhe pajisje të tjera monitoruese si dronë, kamera, kamionë për mbeturina e të tjera.
KALLXO.com ka raportuar në vazhdimës për dDegradimin e lumenjve nga ndërtimet e hidrocentraleve në Lepenc.
Degradimin e lumenjve nga ndërtimet e hidrocentraleve në Lepenc nuk i ndal as pandemia – VIDEO