Shtrati i Lumit Lepenc - Prill 2020

Degradimin e lumenjve nga ndërtimet e hidrocentraleve në Lepenc nuk i ndal as pandemia - VIDEO

Në rrjetin social në Facebook është krijuar një grup për mbrojtjen e lumit Lepenc. Emri i grupit është “Grupi për mbrojtjen e lumit në BREZOVICË” dhe në këtë grup deri më tash numëron mbi 2000 mijë anëtarë.

Në këtë grup një numër i konsideruar qytetarësh janë duke shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me vazhdimin e punimeve përgjatë lumit Lepenc në malet e Sharrit për ndërtimin e hidrocentraleve.

Publiée par Brezovica Press sur Samedi 11 avril 2020

Sipas tyre, kompania e cila po ndërton hidrocentralet në këtë pjesë ka rritur intensitetin e punës në kohën kur Kosova po përballet me pandeminë.

Në grup, cdo ditë janë duke u publikuar video dhe fotografi ku shihen pajisje të kompanisë duke punuar në ndërtimin e hidrocentraleve.

KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar për punimet dhe protestat në Shtërpcë – LINK

Shkatërrimi i lumit Lepenc nga hidrocentralet e vogla

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.