Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Klinë, gruaja gjendet pa shenja jete, rasti në hetime

Të hënën policia në Klinë ka marr një raportim se në një banesë dyshohet të jetë një person pa shenja jete.

Sipas raportit policor, njësitë policore së bashku me njësitin e Qendrës se Mjekësisë Familjare kanë dalur ne vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima femër është pa shenja jete.

Tutje, potencohet se në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Rasti po vazhdon të hetohet.