Protesta për punimet në rrugën Prishtinë-Pejë, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar në Klinë më 22.04.2024, të cilët po protestonin kundër punimeve në rrugën Prishtinë-Pejë.

Sipas Policisë, ata dyshohen se gjatë protestës nuk u janë bindur urdhrave dhe kanë penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës zyrtare duke i sulmuar ata.

Policia thotë se lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë dhe dy të dyshuar.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.