Klinë, gjashtë të lënduar në një aksident mes dy veturave

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Klinafc të Klinës. Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për t’u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Rreth orës 14:50, Policia është informuar se në fshatin Klinafc – Klinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në Spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor DRP Pejë” – është përgjigjur Rugova më 10.04.2024.