Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

I gjetën armë pa leje, i dyshuari sulmon policët gjatë arrestimit

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren i kanë gjetur dhe konfiskuar disa armë.

Personi i dyshuar gjatë arrestimit ka penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

I dyshuari është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka cilësuar këtë rast si sulm ndaj personit zyrtar kurse njofton se është iniciuar rast edhe për armëmbajtje pa leje.

Nga Policia nuk është njoftuar nëse ndonjë zyrtar policor ka mbet i lënduar.