Hajnat vjedhin 6 viça në Prizren

Një person në Prizren është ankuar në Policinë e Kosovës se i janë vjedhur gjashtë viça.

Sipas Policisë, persona të pa njohur kishin depërtuar me forcë në oborrin e tij dhe nga stalla i kanë vjedhur viçat e ankuesit.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 06:40 dhe është duke u hetuar.