Foto: Ilustrim
Gjilan, tridhjetë ditë paraburgim të dyshuarit për dhunimin e një vajze të mitur
19.11.2021 - 13:30
Gjykata e Gjilanit ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit E. F.
Ai po dyshohet se e ka kryer veprën penale të dhunimit.
Sipas njoftimit të Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 15.11.2021, rreth orës 23:00, i pandehuri në një motel ka keqpërdorur seksualisht të miturën, fillimisht janë njoftuar në rrjetet sociale, pastaj në orët e vona kanë shkuar në motel.
“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka konsideruar se është plotësuar kushti ligjor për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, ndonëse i pandehuri i ka pranuar veprimet që i ka ndërmarr”, thuhet në njoftimin e Gjykatës se Gjilanit.