Fejzullahu: Për shkak të Ligjit për pagat, 30% e stafit profesional është larguar nga ZRRE

Kryesuesi i bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Ymer Fejzullahu, ka thënë se 30% e stafit profesional janë larguar nga ky institucion.

“Me vendimin e fundit për Ligjin e pagave, ZRRE është një nga institucionet që është prekur. 43-50% e pagave janë prekur nga ky Ligj. Edhe pse ende nuk ka nisur të zbatohet, ka krijuar pasiguri. 30% e stafit profesional kanë lëvizur nga ZRRE duke mos përfshirë administratën. ZRRE-në e ka lënë shefi i Departamentit ligjor, ekspertë të Departamentit të tarifave, ekspertë në Departamentin e ngrohjes e të tjerë” – tha ai në emisionin “Kallxo Përnime” më 14.04.2024.

Fejzullahu theksoi se kjo është “lëvizja” më e madhe e stafit që nga themelimi i ZRRE-së.

“Dëmi tashmë është bërë”- u shpreh Fejzullahu.

www.kallxo.com