Faton Klinaku nga OVL-UÇK: Më parë e vras Albin Kurtin, se sa iku nga Kosova

“…Më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova” – janë fjalët që ka shkruar Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Faton Klinaku sonte në Facebook.

Këtë postim ai e ka nisur duke thënë se një votues i Kryeministrit Kurti është aq shumë i dëshpëruar saqë ka thënë se nuk ka mbetur gjë tjetër, pos të largohet jashtë vendit.

“I thashë: As se kam votu, as ndryshim për të mirë kurrsesi që nuk kam pritur nga ai, e sa i përket daljes jashtë, më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova” – ka vazhduar më tej Klinaku.

Sipas tij, Kosovën nuk duhet e as që guxojnë ta lëshojnë ata që kanë luftuar për të.

Pasi që kjo deklaratë e tij, u raportua nga mediat, ai ka bërë edhe një postim tjetër.

“Nëse mediave ju duket postimi im si skandaloz, atëherë të më thonë se: A më shumë vlen Albini, apo atdheu ynë?” – shkroi Faton Klinaku në postimin e tij të dytë.

Ai përsëriti fjalinë e njëjtë edhe në postimin e dytë duke thënë se më parë e vret Albin Kurtin se sa ia lëshon rrugën e ikë nga Kosova.