Ilustrim - Vjedhje e veturës

E parkoi BMW skaj rrugës pas një defekti, por nuk e gjeti më

E kishte lënë veturën e prishur skaj rrugës në Skenderaj, por nuk e kishte gjetur pastaj, pasi dyshohet se e njëjta është vjedhur nga persona ende të panjohur për Policinë e Kosovës.

Një qytetar nga Skenderaj ka njoftuar policinë se për shkak të një defekti teknik, kishte parkuar veturën e tij të tipit BMW skaj rrugës por nuk e kishte gjetur pastaj.

“Ankuesi kosovar, ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tipit BMË me targa vendore, të cilët e kishte parkuar skaj rrugës për shkak të një defekti teknik” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka informuar tutje se është duke e hetuar rastin dhe se është njoftuar edhe prokuroria.