Dyshohet se një shtetase e Shqipërisë është dhunuar seksualisht në Pejë

Një shtetase e Shqipërisë ka raportuar në Policinë e Kosovës se në një shtëpi të pabanuar në Pejë, është dhunuar seksualisht nga një person, po ashtu shtetas i Shqipërisë.

Policia ka bërë të ditur se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, viktima është dërguar te mjeku për ekzaminim, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor.

Rasti vazhdon të hetohet.