Ilustrim Foto: KALLXO.com

Dyshohet se kanosi me armë një person, arrestohet i dyshuari në Graçanicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i dyshuar për kanosje me armë zjarri është arrestuar në Graçanicë. policor në Graçanicë, kanë arrestuar një person të dyshuar për një rast të kanosjeje me armë zjarri.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 22:30, me ç’rast i dyshuari kishte kanosur një person i cili kishte denoncuar rastin në polici.

Policia ka kryer edhe një operacion bastisjeje dhe ka gjetur dhe sekuestruar një revole të tipit ZORAKI dhe 14 copë fishekë.

Në njoftimin e PK-së është thënë se ndaj të dyshuarit është iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Kanosje me armë” si dhe “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.

I dyshuari, me aktvendim të prokurorit është është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.