Ilustrim
Dyshimi për rrëmbimin në Prishtinë, policia po heton rastin
13.11.2023 - 10:29
Një qytetar thirri Policinë të dielën pasi që pretendoi se kishte parë disa persona që kishin futur në veturë një person në formë të dhunshme.
Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke e hetuar një pretendim të tillë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kishte vërejtur disa persona të dyshuar duke futur dhunshëm një person në veturën e tyre dhe të njëjtit ishin larguar në drejtim të panjohur”- thuhet në njoftimin e policisë.
Pas raportimit, njësitë policore kanë kryer patrullime në afërsi të lokacionit, por siç thuhet në njoftim, policia nuk kanë hasur në veturën e dyshuar.
Me vendim të prokurorit rasti është cilësuar si rrëmbim dhe po vazhdon të hetohet.