Pesë të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë - Pejë

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në Mleqan të Malishevës, në rruga Prishtinë – Pejë.

 Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjakovës, ka thënë për Kallxo.com se në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa pesë persona kanë mbetur të lënduar.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë një autobus dhe tri automjete udhëtarësh. Përveç dëmeve materiale, deri më tani është raportuar për pesë persona të lënduar’- ka thënë Elezaj.

Elezaj ka thënë se ky aksident ka ndodhur rreth orës 19:10.

Sipas tij, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, është duke ndërmarrë veprimet nevojshme hetimore.