Ilustrim: Prangosja e një të dyshuai - Foto: KALLXO.com

Rrëmbehet një person në Fushë Kosovë, policia arreston një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë pranuar një ankesë që disa persona të dyshuar kanë rrëmbyer një person dhe i kanë grabitur para dhe disa gjëra personale në Fushë – Kosovë.

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar një person i dyshuar për këtë rast.

Sipas policisë, të dyshuarit e kanë futur viktimën në makinë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Më pas viktima e grabitjes është gjetur në rrugë nga njësitet policore patrulluese.

“Dyshohet se të përfshirë kanë qenë disa të dyshuar kosovarë, të cilët viktimës i kane marrë edhe disa gjësende personale dhe disa para” – thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

I arrestuari, po sipas policisë është dërguar në mbajtje.