VIDEO - Vetaksident në rrugën Prishtinë - Gjilan

Një veturë është vetaksidentuar në magjistralen Prishtinë -Gjilan.

Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për Rajonin e Gjilanit ka thënë për KALLXO.com se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar nga ky vetaksident që ndodhi më 01.02.2024.

“Ju informoj se në orët e mbrëmjes ka ndodhë një vetaksident në fshatin Parallovë, ku në bazë të hetimeve të para një veturë është e përfshirë në këtë vetaksident.  Fatmirësisht, përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar”- ka thënë ai.

Hashani ka thënë se njësitet e trafikut rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke i hetuar shkaqet e vetaksidentit.

KALLXO.com raportoi nga vendi i ngjarjes: