Njësia Speciale e Policisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com

Dyshime për mashtrime përmes sistemeve kompjuterike, operacion i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe autoriteteve zvicerane

Policia e Kosovës bashkë me prezencën e autoriteteve zvicerane sot kanë realizuar një operacion për të zbatuar urdhrin e Gjykatës së Prishtinës.

Operacioni ka të bëjë me disa të pandehur ndaj të cilëve autoritetet zvicerane janë duke zhvilluar procedurë penale.

Ata dyshohen se kanë kryer apo janë të përfshirë në vepra penale të mashtrimit përmes sistemeve kompjuterike, ku të dëmtuarit janë personat që jetojnë në Zvicër.

Policia njofton se ka kryer kontrolle në katër lokacione në Kosovë dhe ka sekuestruar prova relevante.

“Urdhri për kontroll është lëshuar bazuar në kërkesën përmes Ndihmës Juridike Ndërkombëtare të autoriteteve zvicerane” – njofton Policia.

Rasti është ende në proces hetimor.