Foto: Ilustrim

Dy fëmijë goditen nga një veturë në Pejë

Një aksident mes një veture dhe dy fëmijëve ka ndodhur në Pejë më 07.04.2024.

Si pasojë e këtij aksidenti, fëmijët kanë pësuar lëndime trupore, dhe janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Driton Rugova nga Policia e Kosovës në Pejë.

“Sot në orën 14:45 policia ka pranuar një informatë për një aksident mes një veture dhe dy personave (fëmijë). Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor”- ka thënë Rugova për KALLXO.com.