Dialogu, kritikat e kërkesat për Kosovën në raportin e Komisionit Europian

Moszbatimi i udhërrëfyesit për energjinë, moszbatimi i deklaratës për të pagjeturit, dhe ndikimi i tensioneve në veri, janë disa nga gjetjet e evidentuara në Raportin e Progresit për Kosovën për vitin 2023 të Komisionit Europian.

Ndonëse është thënë që Kosova ka qenë e angazhuar në procesin e dialogut, në raportin e bërë publik sot, është kërkuar ‘angazhim më serioz’ në zbatimin e marrëveshjes për normalizim të raporteve përkatësisht formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Në përgjithësi, Kosova ka mbetur e angazhuar në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin të marrëdhënieve me Serbinë, por ajo duhet të tregojë përkushtim më serioz, të investojë më shumë përpjekje dhe kompromise për të marrë procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë përpara”- thuhet në raport.

Sipas raportit, Asociacioni duhet të bëhet në bazë të propozimit të 21 tetorit 2023, përmbajtja e të cilit vazhdon të mbahet sekret.

“Kosova pritet të fillojë procesin që çon në krijimin e Asociacionit të bazuar në propozimin europian iu prezantua palëve më 21 tetor 2023 dhe Serbia pritet të mbështesë këtë proces dhe të fillojnë të përmbushin paralelisht detyrimet e tyre kryesore nga marrëveshja”- thuhet në raport.

Sipas raportit pavarësisht arritjes së marrëveshjes për normalizim në mars të këtij viti, dialogu ka qenë penguar gjatë gjithë periudhës raportuese nga një sërë zhvillimesh negative dhe krizash në veriun e Kosovës i shkaktuar nga veprimet e njërës ose të të dyja palëve.

“Kosova ka ekzekutuar një numër të veprimeve të tilla në veri të Kosovës, duke përfshirë praninë e shtuar të policisë dhe shpronësimi i tokës, të cilat kanë krijuar pakënaqësi të gjerë në mesin e vendasve popullata serbe e Kosovës dhe ndikoi negativisht në dialog”- thuhet në raport.

Pa progres është vlerësuar edhe zbatimi i udhërrëfyesit për energjinë i cili ishte nënshkruar në qershor të vitit të kaluar, për të siguruar faturimin e qytetarëve të 4 komunave veriore.

“Nuk kishte pasur progres në zbatimin e Udhërrëfyesit të Energjisë të miratuar në Qershor 2022, marrëveshje tentative në gusht 2023 ndërmjet kompanive komerciale KEDS dhe Elektrosever në fushën e funksioneve potencialisht shënon një hap të rëndësishëm përpara në zbatimin e Udhërrëfyesit”- thuhet në raport.

Sipas raportit, tani pritet që palët të mundësojnë shpejt nënshkrimin të marrëveshjeve të pazgjidhura tregtare dhe teknike ndërmjet dy kompanive për të siguruar që njerëzit që jetojnë në katër komunat e Kosovës me shumicë serbe në veri fillojnë të paguajnë energjinë elektrike që ata konsumojnë.

Edhe deklarata për të pagjeturit, përkatësisht ngecja e zbatimit të saj, nuk ka kaluar pa u përmendur në raportin për vitin 2023.

“Gjatë periudhës së raportimit, palët ranë dakord dhe miratuan politikën Deklarata për Personat e Zhdukur në maj 2023. Palët inkurajohen të fillojnë zbatimin e menjëhershëm të deklaratës dhe, si hap i parë, bini dakord me Kushtet e Referencës për Komisionin e Përbashkët që do të krijohet sipas deklaratës”- thuhet në raport.

Raporti i Progresit është instrument me anë të të cilit Komisioni Europian e mat progresin e një vendi në përmbushjen e agjendës europiane brenda vitit kalendarik.