Kryeministri irlandez: Masat kufizuese ndaj Kosovës duhet të hiqen

Kryeministri irlandez, Leo Varadkar pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti ka përmendur qëndrimin e Irlandës për masat e BE-së ndaj Kosovës, situatën në veri dhe asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë se ka thënë se qëndrimi i Irlandës është që masat kufizuese të vendosura ndaj Kosovës duhet të hiqen.

“Duhet të hiqen dhe ky është një pozicion që i kam thënë edhe kryeministrit zyrtarisht” – tha Varadkar.

Varadkar ka thënë se Asociacioni duhet të themelohet por të bëhet në koordinim me njerëzit që jetojnë në ato zona.

“Është me rëndësi që komunat i zgjedhin kryetarët e komunave që ata të zgjidhen në mënyrë demokratike dhe të zgjedhin në mënyrë demokratike dhe të përfaqësojnë njerëzit që jetojnë nëpër ato zona dhe dua të shoh Asociacionin që të themelohet, mirëpo kjo duhet të bëhet në koordinim të atyre zonave dhe nuk dua të shoh të kemi një mikro-shtet të krijohet brenda Kosovës, kjo nuk do jetë diçka e dobishme për të ardhmen”- është shprehur ai.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Prishtinë Varadkar tha se kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale që janë të ngrohta dhe po thellohen e përmirësohen edhe më tutje.