Cilat janë marrëveshjet që BE-ja ia ka ndalur Kosovës?

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka folur rreth projekteve që BE-ja i ka ndalur Kosovës, si pasojë e masave ndaj saj.

Gërvalla ka thënë se janë kryesisht projekte të IPA-s, por që sipas saj Qeveria po punon që t’i kthejë ato.

“Por shumë më e madhe është shuma e cila është vonuar nga mosvotimi në Kuvend i marrëveshjeve ndërkombëtare, edhe ato nga shtetet e Bashkimit Europian sesa shuma me të cilën dëmtohet buxheti dhe projektet e ndryshme në Kosovë, të prekura nga masat e BE-së” – ka thënë Gërvalla.

Ndryshe, deputetja britanike, Alicia Kearns, në një intervistë për KALLXO.com ka folur për letrën dërguar Bashkimit Europian përmes të cilës kërkohet t’u jepet fund “masave negative” ndaj Kosovës.

Ajo gjatë intervistës shpjegoi se cili është qëllimi i kësaj letre, e po ashtu foli edhe për fletarrestin ndërkombëtar ndaj Millan Radoiçiq, e për hetimet e ndërkombetarëve lidhur me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

https://kallxo.com/lajm/cilat-jane-masat-kufizuese-qe-bashkimi-evropian-i-vendosi-ndaj-kosoves/