FOTO - Atdhe Mulla

Cilat janë ‘masat kufizuese’ që Bashkimi Evropian i vendosi ndaj Kosovës

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Petar Stano ka bërë publike ‘masat kufizuese’ të cilat Bashkimi Evropian i ka marrë ndaj Kosovës.

Në një konferencë për media, Stano nuk pranoi t`i quaj ‘sanksione’ masat e BE-së për të cilat tha se mund të ndryshojnë varësisht nga situata në terren.

“Këto masa janë impelmentuese me pasoja politike dhe financiare, duke filluar nga suspendimi i vizitave të nivelit të lartë, kontakteve, ngjarjeve,  po ashtu edhe në bashkëpunimin financiar me Kosovën, dhe po ashtu këto masa janë të përkohshme dhe mund të ndërrohen, duke u varë nga zhvillimet në terren dhe marrjen e hapave kredibil të vendosur të marrë nga kryeministri Kurti”- tha Stano.

“Bashkimi Evropian në një linjë me deklaratën e 27 shteteve anëtare nga 3 qershori ka përgatitur propozim për masa me efekt të menjëhershëm, këto nuk janë sanksione, në kuptimin e fjalës, “masa kufizuese” siç e ka BE. Këto janë masa që merren me efekt të menjëhershëm”- theksoi ai.

Stano tha që Qeveria e Kosovës përkatësisht kryeministri Albin Kurti, menjëherë duhet të marrë hapa për shtendosje të situatës.

“Vendet anëtare dje mbështeten një sërë masash serioze në raport me Kosovën dhe ne prap presim që kryeministri Kurti të implementoj hapat që janë të nevojshëm për shtensionim të menjëhershëm”- tha ai.

Sipas tij, disa nga këto masa tani më vetëm se kanë hyrë në fuqi.

“Ka një sërë masash, apo propozime për një sërë masash. Disa prej tyre tashmë kanë hyrë në fuqi menjëherë. Disa prej tyre janë ende duke u diskutuar dhe vendet anëtare do t’i zbatojnë gradualisht, nëse nuk do të ketë ndryshim të qasjes së autoriteteve të Kosovës. Spektri është relativisht i gjerë”- theksoi ai.

Dje në mediat në Kosovë kanë qarkulluar disa raportime për vendosje të sanksioneve ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian. BE po kërkon nga Kosova zgjedhje të reja për komunat në veri, largim të policisë ngë objektet komunale si dhe hapa për formimin e asociacionit.

Në anën tjetër kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se dje I ka propozuar shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell 5 pika për shtendosje të situatës në veri.

BE-ja vendos ‘masa kufizuese’ ndaj Kosovës