Foto: Josep Borrell, Twitter

Borell: Sot synojmë të gjejmë zgjidhje për shtensionimin e menjëhershëm në veri

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka publikuar një fotografi nga takimi me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel.

Borrell deklaroi se sot po synojnë të gjejnë zgjidhje për shtensionimin e menjëhershëm dhe rrugën përpara.

Ai tha se situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë shumë e tensionuar.

“Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë shumë e tensionuar. Sot, ne synojmë të gjejmë zgjidhje për shtensionimin e menjëhershëm dhe një rrugë përpara. Ka nisur takimi me kryeministrin Albin Kurti” – ka shkruar Borrell nw Twitter.

Bashkimi Evropian në një komunikatë për media ka njoftuar sot se Borrell do të pres në një seri takimesh për menaxhimin e krizave kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Sipas njoftimit, diskutimet do të fokusohen në gjetjen e mënyrave për të shtensionuar situatë në veri të Kosovës.

Për shkak të situatës së tensionuar në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, Bashkimi Evropian ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një takim krize. Takimi është paraparë të mbahet këtë javë.

Fillon takimi Kurti – Borrell