Foto arkiv: Albin Kurti dhe Josep Borrell, Foto: ZKM

Fillon takimi Kurti - Borrell

Ka filluar takimi i kryeministrit Albin Kurti me ndërmjetësuesin e dialogut Kosovë- Serbi në Bruksel, Josep Borrell, mëson KALLXO.com.

Bashkimi Evropian në një komunikatë për media ka njoftuar sot se Borrell do të pres në një seri takimesh për menaxhimin e krizave kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Sipas njoftimit, diskutimet do të fokusohen në gjetjen e mënyrave për të shtensionuar situatë në veri të Kosovës.

Pas takimeve, Borrell pritet të prononcohet për mediat.

Vuçiq ka deklaruar se nuk do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai ka thënë se nuk ka kuptim të flas me Kurtin, ndërsa ka shtuar se takohet vetëm me Borrellin.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti njoftoi dje se nga Roma do të udhëtojë për në Bruksel.

Ai ka thënë se do të insistojë për lirimin të 3 policëve të kidnapuar, deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve.

Për shkak të situatës së tensionuar në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, Bashkimi Evropian ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një takim krize. Takimi është paraparë të mbahet këtë javë.