Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Babai raporton në polici se vajzës së tij të mitur po i keqpërdoren fotografitë në rrjete sociale

Një burrë ka raportuar se vajzës se tij të mitur janë duke ia keqpërdorur fotot dhe incizimet e saj duke ia shpërnda në rrjete sociale.

Rasti është regjistruar më 01.03.2024 në Lipjan.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Rasti nën hetime.

Sipas raportit policor të datës 03.03.2024, rasti po trajtohet si “keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

Lidhur me rastin nuk raportohet ende për të arrestuar.