Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për dhunimin që kishte ndodhur para dy viteve

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për një rast të dhunimit që kishte ndodhur para dy viteve në Novobërdë.

Sipas raportit 24-orësh policor, arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur më 23 tetor, përderisa dhunimi dyshohet se ishte kryer në vitin 2021.

Në këtë raport është thënë se i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.   

KALLXO.com ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore në Gjilan për më shumë detaje dhe është në pritje të përgjigjes.