Arrestohet Agim Gërbeshi, kërkohej për detyrim dhe armë pa leje
04.2.2026 - 12:11
Arrestohet Agim Gërbeshi, i kërkuari me fletarrest ndërkombëtar nga organet e rendit të Kosovës
Gërbeshi është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje më 03.02.2026. Ai dyshohet për dy vepra penale, atë të detyrimit dhe armëmbajtje pa leje.
Siç mëson Kallxo.com i njëjti ishte paraqitur në organet e rendit dhe më pas ishte arrestuar.
Gërbeshi kishte fletarrest ndërkombëtar pasi i njëjti nuk ishte hasur në shtëpinë e tij kur ishte kërkuar nga Policia e Kosovës para disa muajve.
Raportime të KALLXO.com lidhur me rastin e anëtarit të familjes Gërbeshi-
Prokuroria e Gjykata e Mitrovicës me kundërthënie për lirimin e policit nga arresti shtëpiak