Ilustrim

Arrestohen dy persona në rajonin e Ferizajt nën dyshimin për prostitucion

Një burrë dhe një grua janë arrestuar nga Policia e Kosovës në magjistralen Ferizaj – Kaçanik, nën dyshimin për marrje me prostitucion.

Policia ka bërë të ditur se në konsultim me gjyqtarin kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tyre do të iniciohet procedurë kundërvajtëse.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:40.