
Arrestohen dy persona për prostitucion në Prishtinë
03.5.2023 - 10:30
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, një burrë dhe një grua në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë.
Sipas Policisë, ata po dyshohen se kanë kryer veprën penale “Mundësim ose detyrim në prostitucion”.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.